Foto ilustruese

Kronikë
Top 24

Trafikuan në verë 250 kg kanabis dhe kokainë nga Shqipëria në Itali, arrestohen 6 persona

17 Nëntor 2018, 08:50| Përditesimi: 17 Nëntor 2018, 09:27

  • Share

Policia italiane ka arrestuar mëngjesin e sotëm gjashtë persona, pasi akuzohen për trafikimin e 250 kg kanabis dhe 500 gr kokainë gjatë verës nga brigjet shqiptare në Salento.

Sipas mediave italiane lënda narkotike, kanabis dhe kokainë u trafikua me gomone në korrik të këtij viti nga Shqipëria. Kanabisi ishte fshehur në brendësi të tubave të gomones, ndërsa ishte e parfumosur me aromë për t'i shpëtuar nuhatjes së qenve antidrogë.

Në muajt fundit janë bllokuar disa gomone me kanabis në Itali, që vinin nga Shqipëria, ndërsa sipas italianëve nga fillimi i vitit 2018 janë arrestuar mbi 40 trafikantë dhe janë sekuestruar më shumë se 16 ton kanabis në 18 gomone.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?