Foto ilustruese

Bota

Itali/ Burrat e dy familjeve shqiptare përleshen dhunshëm mes tyre, 6 të arrestuar, pesë u plagosën!

25 Gusht, 14:51| Përditesimi: 25 Gusht, 14:56

  • Share

Itali- Një përleshje masive për motive banale mes dy familjeve shqiptare në Itali, përfundoi me 6 prej tyre të arrestuar, 5 prej të cilëve edhe u plagosën.

Ngjarja ndodhi gjatë fundjavës në qendrën e Cassano delle Murge, në provincën e Barit, ku u përfshinë gjashtë burra me origjinë shqiptare, anëtarë të dy familjeve. Debati, i cili sipas medias shpërtheu për çështje të parëndësishme, u përshkallëzua shpejt në një përleshje fizike që kërkoi ndërhyrjen e karabinierëve të Kompanisë Altamura.

Pesë nga pjesëmarrësit u shtruan në spital me lëndime të ndryshme, ndërsa të gjithë të dyshuarit u lanë në arrest shtëpiak.

Sipas dinamikës, përleshja ndodhi në një zonë qendrore të Cassano delle Murge, duke tërhequr vëmendjen e kalimtarëve të cilët menjëherë njoftuan forcat e rendit. Gjashtë shqiptarët, të moshës midis 27 dhe 66 vjeç, thuhet se u përfshinë në një konfrontim të dhunshëm.

Tre nga të dyshuarit pësuan plagë me prognozë 30 ditëshe për shërim. Ndërhyrja e shpejtë e policisë shmangu përshkallëzimin e konfliktit dhe pasojat.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kolegji rrëzon Lapajn dhe i jep mandatin Ana Dajkos, si e vlerësoni?