Momenti i ndalimit dhe dërgimit të shqiptarit në spital për kontroll mjekësor

Bota

Itali/ ‘Çmendet’ 34-vjeçari shqiptar me precedentë, shkakton seri aksidentesh i droguar dhe rreh një nga shoferët! Policia e çon me detyrim në spital për detoksifikim

11 Mars, 08:21| Përditesimi: 11 Mars, 09:53

  • Share

Ravenna- Një 34-vjeçar shqiptar me precedentë penalë ka shkaktuar panik në Ravena pasditen e djeshme (10 mars), duke u bërë autori i disa aksidenteve në seri dhe më pas një përleshjeje fizike.

Edhe pse u ndalua fillimisht nga efektivët, ai u la për hetim në gjendje të lirë. Policia tha se shkaktoi një sërë aksidentesh rrugore dhe sulmoi disa shoferë, përpara se të ndalohej.

Gjithçka nisi në qytet në zonën e ‘Via Panfilia’, ku 34-vjeçari, duke drejtuar BMË-në e tij, shkaktoi një përplasje. Në vend që të ndalonte për të ofruar ndihmë, ai rrahu një nga shoferët, më pas iku duke vazhduar udhëtimin e tij përgjatë rrugës provinciale ‘Sant'Alberto’, ku humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me parmakët, duke u aksidentuar përsëri.

Në atë moment, braktisi veturën dhe vazhdoi në këmbë në fshatin Sant'Alberto, ku hipi në një makinë tjetër që zotëronte, një ‘Audi A3’.

Edhe me këtë makinë ai vazhdoi të drejtonte në mënyrë të rrezikshme, duke rrëzuar një mur përpara se të përplasej me një ‘Citroen C3’, të parkuar para një lavanderie. Në bord ishte një grua e re që po priste radhën. Sipas dëshmitarëve, në vend që të shqetësohej për gjendjen e saj, 34-vjeçari ka dalë nga makina dhe e ka sulmuar verbalisht, informon media italiane.

Policia lokale ka nisur procedimin për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pasi 34-vjeçari nuk pranoi t'i bënte alkomatografinë. Për shkak të gjendjes së dukshme agresive, u transportua në spital për trajtim detoksifikues, pasi kishte shfaqur simptoma që i atribuohen përdorimit të substancave narkotike. Ndjekja e tij do bëhet në gjendje të lirë, në pritje të vendimit të gjykatës.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?