Foto ilustruese

Itali/ ‘Çmendet’ 38-vjeçari shqiptar, shkatërron dhe i vë zjarrin makinës së Policisë! Pas arrestimit i gjendet një thikë, ishte ilegal dhe me precedentë

15 Nëntor, 21:23| Përditesimi: 15 Nëntor, 21:29

  • Share

Itali- Një 38-vjeçar me origjinë shqiptare dhe pa adresë fikse, u arrestua në Peschiera del Garda (Verona) të Italisë, pasi akuzohet se i kishte vënë flakën një prej makinave të policisë në zonë. 

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e 12 Nëntorit në “via Parco Catullo”, në selinë e ekipit të rojës detare. 

I dyshuari fillimisht raportohet se ka xhamin e mjetit dhe ka derdhur një lëndën djegëse brenda, teksa më pas i ka vënë flakën makinës. 

Kamerat e vëzhgimit video kapën të gjithë skenën, duke lejuar oficerët ta identifikonin shpejt autorin.

Arrestimi ndodhi pasi shqiptarit iu gjetën thika dhe një spraj, duke çuar në një akuzë shtesë për mbajtjen e armëve ose sendeve pa leje, shkruan “Garda Notizie”.

Megjithëse gjesti nuk duket se ka motive të dukshme politike apo sociale, 38-vjeçari njoftohet se ka precedentë penalë për dhunë në familje dhe gjithashtu ishte i paligjshëm në territorin italian.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Zeli Hasina: 16/11/2024 22:16

    Ah,paska det edhe në Verona ?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?