Bizhuterite dhe sendet e sekuestruara nga vjedhjet e grupit të shqiptarëve

Bota

Itali/ Çmontohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë, 3 të arrestuar! Zbulohet ‘strofkulla’ me mijëra euro bizhuteri floriri dhe ora luksoze të vjedhura

6 Mars, 15:56| Përditesimi: 6 Mars, 15:59

  • Share

REGGIO EMILIA- Një celulë ‘skifterësh’ është goditur në Itali nga policia, teksa plaçkitnin në seri banesat në rajonin e Reggio Emilia.

Baza e tyre ishte banesa e një prej të dyshuarve rezident, i cili kishte pritur dy miqtë e tij dhe i strehonte me qëllim kryerjen e vjedhjeve. Për këtë qëllim ai kishte rolin e shoferit, kurse dy të tjerët atë të “gjuetarëve”.

Vjedhjet janë kryer mes provincave Reggio dhe Modena. Policia informoi se u arrestuan që të tre, të moshave 30, 28 dhe 25 vjeç. 

Nga kontrolli i “strofkullës” së tyre u gjetën dhjetëra mijëra euro mallra të vjedhura: bizhuteri floriri, ora luksoze, parfume, një aparat fotografik profesional, lojëra elektronike e të tjera, disa prej të cilave tashmë janë gjurmuar në dy vjedhje të kryera në fund të shkurtit në Canossa. Gjithçka tjetër u sekuestrua, si dhe mjetet e vjedhjes, në pritje të identifikimit nga pronarët e ligjshëm. 

Hetimi filloi në shtator, falë informacioneve hetimore të ushtarëve Matildic, për zbulimin e një targe makine të gjetur pranë një shtëpie të shënjestruar nga hajdutët. 

Prej këtu mbërritën te 25-vjeçari, i cili rezultoi se ishte pronari i asaj targe. Më pas mësohet se i riu në një rast ka pritur në shtëpinë e tij dy bashkatdhetarë të cilët nga Shqipëria kanë mbërritur në Itali me autobus, duke iu shmangur kështu kontrolleve kufitare, informon media italiane.

Mbrëmjen e radhës kur kishin dalë për ‘gjueti’, ata morën surprizë jo të këndshme, pasi aty i prisnin karabinierët, që i vunë prangat.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?