Foto nga vendi i ngjarjes

Itali, del nga shinat vagoni i trenit të mallrave! Ndëpritet qarkullimi hekurudhor nga Firence në Bolonja

20 Prill 2023, 13:09| Përditesimi: 20 Prill 2023, 15:26

  • Share

Sot është ditë e vështirë për ata që udhëtojnë me tren nga Firence në Bolonja. Një tren mallrash ka dalë nga shinat në stacionin Firence Castello në periferi të qytetit toskan, gjë që ka pezulluar qarkullimin veri-jug.

Prej disa orësh, është ndërprerë trafiku hekurudhor midis Firences dhe Bolonjës, si dhe ai rajonal midis Firences dhe Pratos. Aksidenti ka shkaktuar dëme, por jo të lënduar. Mes anulimeve dhe vonesave, ka shumë shqetësime për udhëtarët.

Sipas një rindërtimi fillestar, një defekt në boshtin e vagonit mund të kishte shkaktuar daljen nga shinat e hekurudhës. Treni përbëhej nga 20 vagona. Ndërkohë vijojnë hetimet teknike për këtë çështje.

 Pas pothuajse 5 orësh ndërprerje qarkullimi hekurudhor ka rifilluar linjën e shpejtësisë së lartë, por do të duhen disa orë para se trafiku të kthehet në normalitet.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?