Itali, dënohet me 15 vite dhe 5 muaj burg Moisi Habilaj

19 Qershor 2019, 17:50| Përditesimi: 19 Qershor 2019, 19:47

  • Share

Dosja penale me emrin e koduar “Trëndafili i errërave” ku të pandehur janë vlonjatët e grupit të Moisi Habilaj, ka përfunduar në Gjykatën e Shkallës së Parë në Katania.

Pasditen e sotme, gjykata e Katanias, ka vendosur të dënojë disa nga anëtarët e këtij grupi dhe më konkretisht, Moisi Habilaj, 15 vite e 5 muaj e 10 ditë, Meridian Sula, 8 vite e e 4 muaj, Nezar Seiti 7 vjet e 4 muaj e 26 ditë, Antonino Riela 14 vjet e 8 muaj burgim, Vinccenso Spanpinato 10 vite e 2 muaj burgim. Angjelo Buzaka, 7 vjet e 4 muaj,Xhanluka Pasavanti 4 vjet burgim dhe 10 mije euro gjobë. Xhuzepe Greko, 2 vjet e 4 muaj burgim dhe 4700 euro gjobë.

Me të njëjtën dënim është dhe Rozorio Xhuliano. Lidhur me këtë çështje në Itali është pyetur dhe ish-ministri i Brendshëm Shqiptar Saimir Tahiri, por për shkak të mosgjetjes së provave, çështja ndaj tij është arkivuar. Ndërkohë vëllai i Moisi Habilaj, Florian Habilaj vijon të jetë në kërkim dhe nuk është kapur ende nga policia italiane.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?