Itali- Një shqiptar 51-vjeçar me precedentë penalë të mëparshëm, u arrestua nga policia italiane në Raguza për dhunë në familje dhe gjithashtu abuzim seksual dhe tani është dënuar me 6,5 vite burgim nga gjykata pas një procesi të përshpejtuar.
Ngjarja e pazakontë është zbuluar së fundmi, teksa bashkëshortja e tij kërkoi ndihmën e autoriteteve, pasi i dyshuari kryente akte të përsëritura keqtrajtimi në familje ndaj saj dhe vajzës së mitur.
“Në veçanti, gruaja, për shkak të sjelljes së ish-partnerit, të kryer në periudhën 2018-2023, jetonte në një gjendje të vazhdueshme ankthi dhe terrori, e detyruar të ndryshonte rrënjësisht zakonet e saj të jetës, derisa raportoi faktet e rënda që kishte pësuar”, informon media italiane.
Ankesat e viktimës dhe aktiviteti hetimor i mëpasshëm i kryer nga policia, çuan në arrestimin e 51-vjeçarit me precedentë të shumtë penalë, ndaj të cilit u ngritën edhe dy akuza të rënda.
Pas një periudhe burgimi në arrest shtëpie, ai u dërgua në burgun e Raguzës për të vuajtur dënimin përfundimtar prej 6 vjet e 6 muaj burgim.
Komente
