Karabinierët e Vicenza gjatë aksionit

Bota

Itali/ Dhunimi i gruas zbulon mbi 3,2 kg kokainë dhe 13 mijë euro në banesën e punëtorit shqiptar! Nën akuzë edhe nëna, e ndihmonte në ‘biznes’

16 Shkurt, 17:35| Përditesimi: 16 Shkurt, 17:37

  • Share

Itali- Policia e Vicenza ka arrestuar një 40-vjeçar shqiptar, nën akuzën e trafikut të drogës dhe mbajtjes së municionit, teksa iu sekuestruan mbi 3,2 kg kokainë dhe 13 mijë euro cash.

Aksioni u krye nga karabinierët në Barbarano Mossano dhe kolegët e tyre të Noventa Vicentina, që e kapën në flagrancë të dyshuarin K.G., i martuar, punëtor dhe pa precedentë penalë. Burri akuzohet për posedim të lëndëve narkotike me qëllim trafikim, përndjekje, posedim pa leje të municionit dhe keqtrajtim të familjes.

Gjatë operacionit është denoncuar në liri edhe nëna e të arrestuarit, K. H., 59 vjeçe, pensioniste dhe banuese në të njëjtin qytet, për bashkëpunim në posedim për qëllime tregtimi. Historia nisi mbrëmjen e 13 shkurtit, kur karabinierët e Barbarano Mossano-s ndërhynë në shtëpinë e 40-vjeçarit, pasi morën një raport se gruaja e tij, K. E., 37 vjeçe, ishte larguar nga shtëpia.

Gruaja, pas një debati me bashkëshortin, kishte braktisur shtëpinë. Kërkimet zbuluan se ajo ndodhej në dhomën e urgjencës të Spitalit Civil të Noventa Vicentina, ku dëshmoi se ishte dhunuar në familje. 

Menjëherë u ushtrua kontroll banesë dhe u gjetën 3 pako kokainë me peshë 3,264 kilogramë, 13 mijë euro cash, që mendohet se ishin të ardhura të paligjshme, si dhe 52 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm, informon media italiane.

I dyshuari kur pa efektivët, u përpoq të fshihte lëndën narkotike, por pa sukses. Gruaja e tij u gjet me shenja në fytyrë dhe trup nga dhuna fizike. Shqiptari u izolua në Burgun e Vicenza, në pritje të procesit hetimor dhe gjyqësor.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Agim: 16/02/2025 18:39

    I nevojiten nja 10 vite brenda ketij tipit, del me i pjekur per jeten afer te 50-ave. Pastaj te mendohet 3 here nese do ta bej perseri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria votoi për Kuvendin e ri, si ju duk procesi i votimit?