Policia e Triestes në aksion

Itali/ Dhunuan në grabitje 46-vjeçarin në rrugë, arrestohen shqiptari dhe kosovari

30 Tetor, 20:20| Përditesimi: 30 Tetor, 20:23

  • Share

Itali- Policia e Shtetit të Triestes njoftoi sot (30 tetor) se ka arrestuar duke zbardhur dita dy shtetas të huaj, një kosovar dhe një shqiptar, përkatësisht 31 dhe 32 vjeç, për veprën penale të grabitjes së kryer ndaj një 46-vjeçari nga Trieste.

Ndërhyrja u krye pas sinjalizimeve me telefonata në sallën operative, në “Viale XX Settembre”, ku u raportua se një 46-vjeçar ishte sulmuar për grabitje.

Në vendngjarje, karabinierët mësuan se viktima ishte goditur me shqelma dhe grushte në kokë nga agresorët për t'i vjedhur celularin, çelësat e shtëpisë dhe portofolin me para dhe dokumente, raporton "Rainews".

Të dy të njohur nga viktima dhe të përgjuar nga policia, pasi iu nënshtruan kontrollit personal, të dyshuarit u dërguan të arrestuar në burgun Coroneo, ku do i nënshtrohen procesit të hetimit dhe gjykimit.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kosova press: 30/10/2024 21:55

    Ore, këtë shqiptarin e morëm vesh që ishte shqiptar po ky shqiptari kosovës ç'farë ishte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?