Itali- Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur çoi në zbulimin e përfshirjes së shqiptarit në një aktivitet të dyshimtë vjedhjesh në Itali.
Karabinierët e Collecchio kanë arrestuar kohë më parë 45-vjeçarin pas një kontrolli rastësor në rrugë, teksa është izoluar në paraburgim nga Prokuroria e Parmës dhe tashmë Gjykata ka dhënë vendimin me një proces, ku do të vuajë rreth 2,5 vite izolim.
Aktiviteti i dyshuar i të arrestuarit është ushtruar në vitet 2022-2024, ku u zbuluan disa episode të përfshirjes së tij. Gjithashtu si dënim u vendos edhe gjobitja. Ai kishte edhe precedentë të mëparshëm penal.
Në vitin 2024, një patrullë karabinierësh e kapi atë në Parma në bordin e një kamioni që transportonte pantofla të vjedhura në Traversetolo. Për këtë rast ai ishte vendosur në arrest shtëpie, teksa procesi hetimor vijonte.
Kurse Në vitin 2022 në Parma, një patrullë e ndaloi teksa drejtonte një furgon, sepse u vu re duke kryer manovra të rrezikshme për sigurinë e shoferëve të tjerë. Gjatë testit të alkoolit rezultoi i dehur, duke iu hequr leja e drejtimit, informon media italiane.
Pas procesit të kryer dhe dhënies së vendimit nga gjykata, ai është gjetur dhe arrestuar për të vuajtur dënimin e drejtësisë italiane.
Komente
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)