Rrugica ku jetonte shqiptari, në lagjen historike të Cisterino

Itali/ Drejtonte një rrjet të shpërndarjes së drogë nga shtëpia në lagjen historike, arrestohet shqiptari! Ja çfarë iu gjet gjatë kontrollit

27 Shtator, 08:54| Përditesimi: 27 Shtator, 09:02

  • Share

Itali- Në qendrën historike të Cisterninos nw Brindisi, karabinierët e Fasano në Itali arrestuan një 35-vjeçar me kombësi shqiptare, banues në zonë prej rreth një viti.

I dyshuari akuzohet se drejtonte një biznes shpërndarjeje droge nga shtëpia e tij, e vendosur në katin e parë.

Mediat raportuan se  karabinierët kanë vënë re një vajtje-ardhje të pazakontë të të rinjve pranë shtëpisë, duke vendosur kështu të nisin aksione për të verifikuar situatën.

Bastisja në shtëpi do të zbulonte afërsisht 300 gramë kokainë, si dhe sasi më të vogla hashashi dhe marihuane, së bashku me materialin për paketimin e dozave dhe aksesorë të tjerë.

Fqinjët që e njihnin të dyshuarin si të respektueshëm dhe të sjellshëm, u befasuan nga lajmi se ai ishte një shitës droge.

Hetimet po vijojnë për të identifikuar origjinën e drogës dhe rrjetin e furnizimit të shqiptarit, emri i të cilit nuk u bë i ditur.

Rrugica ku jetonte shqiptari i dyshuar

A.Q//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?