Foto ilustruese

Bota

Itali/ Drogë me vlerë 14 milionë euro në banesë, arrestohet shqiptari! Sekusetrohen 126 kg kokainë

27 Maj, 10:23| Përditesimi: 27 Maj, 10:26

  • Share

Itali- Guardia di Finanza ka zhvilluar një operacion anti-drogë në Brescia, duke sekuestruar kokainë me vlerë 14 milionë euro në banesën e një shqiptari në Itali.

Shqiptari, i cili kishte rolin e kujdestarit të banesës ku magazinohej kokaina, ishte mbikëqyrur për një kohë të gjatë nga autoritetet dhe u vu në pranga në momentin që po hynte në shtëpi me dy çanta me lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit, iu gjetën 109 blloqe kokaine, me një peshë totale prej mbi 126 kilogramësh. Gjithashtu u sekuestruan materiale për paketimin e drogës dhe para të gatshme që konsideroheshin si të ardhura nga aktiviteti kriminal, shkruan Rai News.

Vijojnë hetimet për të identifikuar dhe kapur bashkëpunëtorët, furnizues dhe shpërndarës të mundshëm të lëndës narkotike.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron ndryshime në parti e qeveri, si e vlerësoni?