Terni- Policia italiane ka goditur një rrjet të organizuar të trafikut të drogës me një operacion të befasishëm.
Të paktën 20 kilogramë kokainë u sekuestrua, me vlerë të paktën 6 mln euro në treg dhe 2 shqiptarë të dyshuar si korrierë u arrestuan.
Të arrestuarit janë të moshave 36 dhe 25 vjeç. Ata po udhëtonin në dy makina të ndryshme përgjatë rrugës shtetërore 675, kurse kapja u bë pak pasi dolën në kryqëzimin ‘Terni Ovest’. Në njërën nga makinat policia gjeti katër pako me drogë, dhe gjashtëmbëdhjetë në të dytën.
Dy makinat tërhoqën vëmendjen e një patrulle, e cila po kryente shërbimin me rroba civile. Ata në fakt u panë duke ecur në mënyrë të rregullt, por automjeti i dytë u përpoq të qëndronte në një distancë të afërt nga i pari, duke shmangur të tjerët të ndërhynin në ecurinë e tyre. Më pas ata u ndaluan dhe brenda njërës prej tyre, oficerët gjetën një telekomandë në ndarjen e dorezës, e cila, pasi aktivizohej, lëshonte një tingull klikimi nga pulti i sipërm qendror që aktivizonte një dhomëz të fshehtë (ai ku zakonisht vendoset stereo), që kishte brenda një ndarjeje sekrete, katër blloqe me lëndë gri.
Ky mekanizëm ishte ndërtuar në pjesën e bagazhit të dy mjeteve dhe që aktivizohej nga dy magnetë të veçantë, me një shtresë të dyfishtë te mjeti tjetër.
Nga hetimet paraprake rezultoi se dy shqiptarët vinin nga Kalabria dhe pika e mbërritjes së tyre ishte Terni, qytet i përfshirë edhe në navigatorin e përdorur në makina. Sipas hetuesve, e gjithë kjo çon në bindjen se sasia e madhe e kokainës ishte e destinuar për zonën e Ternit, informon media italiane.
Dy shqiptarët e arrestuar duket se kanë mbërritur në Itali me vizë turistike. Arrestimet e tyre u vërtetuan nga gjyqtari hetues i Gjykatës së Ternit, para të cilit të dyshuarit shfrytëzuan të drejtën për të heshtur. Gjykatësi konfirmoi dënimet e tyre me burg.
Komente
