Moment nga operacioni i Guardia di Financas me qen antidrogë

Bota

Itali/ Dy shqiptarët kapen me 4,6 kg kokainë në qendrën tregtare, nervozizmi i tradhtoi! Njëri me precedentë si trafikant, kërkohej prej 2021-it

28 Maj, 18:38| Përditesimi: 28 Maj, 18:46

  • Share

Perugia- Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali për akuzën e trafikut të drogës.

Karabiniertë e Peruxhia i kanë kapur ata në posedimin e një ngarkese me 4,6 kg kokainë, teksa qëndronin para një qendre tregtare të zonës së Umbrias.

Në operacion është përfshirë edhe Njësia e Policisë Ekonomike të Guardia di Financa. Ndërhyrja u bë qendre tregtare, në zonën e Ponte Felcino të Peruxhias.

Gjatë një patrullimi rutinë, karabinierët pikasën një makinë të parkuar në mënyrë të dyshimtë, me dy persona në bord.

Sjellja nervoze e shqiptarëve dhe deklaratat kontradiktore të dhëna gjatë procesit të identifikimit, e shtynë policinë financiare të kryente kontrolle të mëtejshme.

Nga verifikimet u zbulua se njëri prej të dyve kishte precedentë të shumtë penalë për krime të lidhura me drogën dhe ishte kërkuar që nga viti 2021 për disa urdhër-arreste të lëshuara nga gjyqësori i Peruxhias.

Droga u gjet e fshehur brenda ndarjes së pasagjerëve, në një qese plastike që përmbante 5 blloqe kokaine, me një peshë totale prej 4,6 kg kokainë, informon media italiane.

Sipas vlerësimeve të hetuesve, vlera me shumicë e drogës shkon në rreth 150,000 euro dhe pasi të prihej e përzihej me kimikate të tjera, do të sillte një xhiro me mbi 500 mijë euro. Të dy shqiptarët pas arrestimit u mbyllën në burgun Perugia-Capanne.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi, si e vlerësoni punën e legjislaturës që po mbyllet?