Klubi i natës 'Utopia', ku ndodhi plagosja e rëndë dhe policia në vendngjarje

Bota

Itali/ Dy shqiptarët therin në pistën e vallëzimit moldavin, përshëndeti të dashurën e njërit prej tyre! I plagosuri humb veshkën, autorët kapen të fshehur te partneret

11 Prill, 08:46| Përditesimi: 11 Prill, 09:06

  • Share

Itali- Përshëndetja e një vajze në klubin e natës ‘Utopia’ në Padova ka denigruar në përleshje me thika mes dy grupeve.

Policia italiane arrestoi 2 shqiptarë të dyshuar për ngjarjen e ndodhur katër ditë më parë, të moshës 34 dhe 35 vjeç. Urdhrat e arrestit u lëshuan nga Prokuroria.

Akuzat ndaj tyre janë vrasja e mbetur në tentativë, me pasojë plagosjen e rëndë dhe mbajtja e armëve të ftohta pa leje. I plagosur nga sulmi mbeti një 30-vjeçar moldav, që mori disa goditje në trup, në pistën e vallëzimit të klubit.

Pasoja ishte humbja e një veshke, të cilën mjekët u detyruan që t’ia hiqnin me ndërhyrje kirurgjikale, si dhe një pjesë e zorrës së trashë. I lënduar mbeti edhe një 24-vjeçar rus.

Pas ngjarjes së rëndë, shefi i policisë Marco Odorisio, mori menjëherë administrative duke pezulluar për 4 muaj aktivitetin e klubit të natës. Krimi sipas hetuesve ka motive pasioni.

Autori kryesor i sulmit, një emigrant i paligjshëm në Itali, u kap pas ndjekjes, i fshehur në shtëpinë e të dashurës së tij, në Venecia. Ai u gjet i befasuar dhe tentoi arratisjen, por pa sukses. Kur hyri për kontroll në shtëpi, shqiptari ishte duke fjetur.

Gjatë kontrollit u gjetën rrobat që kishte veshur mbrëmjen e sulmit dhe një thikë (kamë) 22 centimetra, e fshehur në jastëkun që flinte, si dhe një kaçavidë në xhepat e një xhakete.

Po më 7 prill agjentët zbuluan se ku fshihej edhe bashkëpunëtori tjetër, po shqiptar, me precedentë penalë për emigracion të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje. Edhe ky u kap i fshehur në shtëpinë e partneres, teksa iu sekuestrua po një thikë, që po ekspertohet nëse është arma e përdorur në krim.

Në banesë u gjetën të fshehura edhe 20 gramë kokainë të ndara në doza, një peshore precize dhe material ambalazhi, si dhe shuma e parave të gatshme prej rreth 2 mijë eurosh, të ardhura të supozuara të trafikut të drogës, të cilat i kushtuan shqiptarit edhe një kallëzim për posedim të lëndëve narkotike për qëllime shpërndarjeje.

Policia tha se shkak i sherrit dhe plagosjes në klubin e natës u bë përshëndetja miqësore me të dashurën e njërit prej dy sulmuesve, nga ana e moldavit, pasi e frekuentonte shpesh klubin dhe e njihte prej kohësh, informon media italiane.

Dëshmitarët panë pas bisedës me vajzën, dy shqiptarët që sulmuan në mënyrë agresive moldavian dhe mund ta kishin vrarë nëse të pranishmit nuk do ulërinin e jepnin alarmin të frikësuar. Autorët pas krimit janë arratisur me makina.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?