Foto nga vendi i ngjarjes

Bota

Itali/ Dyshohet se do të vidhnin bankën në Vatikan, lihen të lirë 2 persona: Kaluam rastësisht! Grabitësi që mbeti brenda tunelit nuk është në gjendje të flasë

13 Gusht 2022, 09:56| Përditesimi: 13 Gusht 2022, 10:03

  • Share

Itali – Janë liruar nga burgu dy persona që u arrestuan nga policia sepse dyshohej se kishin lidhje me gërmimin e tunelit pranë Vatikanit dhe i bënë rezistencë karabinierëve. Antonio Pinto dhe Mario Mazza, me origjinë napoletane janë sërish të lirë pasi u arrestuan të enjten në lagjen Aurelio, në Romë pasi dyshoheshin se ishin pjesë e grupit që hapi tunelin me synim për të vjedhur bankën.

Në dëshminë e tyre para policisë, ata thanë se kaluan rastësisht pranë tunelit dhe panë një djalë që i kërkonte ndihmë. 

“Pasi pamë tunelin, u frikësuam dhe u larguam. Kur po largoheshim, një makinë erdhi drejt nesh dhe pamë armët. Kur kuptuam se ishin karabinierët”, thanë ata në seancën gjyqësore.

Megjithatë vijojnë hetimet se kanë qenë 4 persona që kanë hapur tunelin në Via Innocenzo XI, por mungojnë provat sepse nuk është gjetur asnjë makineri gërmimi.

I riu i shpëtuar, 34 vjec, i cili mbeti i bllokuar prej një dite gjashtë metra nën tokë dhe u shpëtua nga forcat zjarrfikëse, ndodhet ende në spital.  Ai është i shtruar në spitalin San Camillo në Romë dhe ende nuk është në gjendje të flasë pasi nuk dihet si është gjendja e tij shëndetësore.

Pavarësisht se napolitanët janë lënë të lirë, hetuesit dyshojnë se janë të përfshirë në ngjarje sepse tentuan të arratiseshin derisa u bllokuan nga policia. Të rinjtë mesa duket janë frymëzuar nga seriali ‘Casa de Papel’ për të kryer një grabitje të një banke, plan që ka dështuar.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?