Massimo De Santis, Taulant Malaj, Tefta Malaj dhe vajza e tyre

Bota

Itali/ Dyshonte për tradhti, vrau fqinjin, vajzën e tij 16-vjeçare dhe plagosi gruan, Taulant Malaj dënohet me burgim të përjetshëm

27 Qershor, 19:52| Përditesimi: 27 Qershor, 20:43

  • Share

Taulant Malaj, 47-vjeçari shqiptar, i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare Jessica dhe një fqinji Massimo De Santis në Torremaggiore, Foggia në Itali më 7 maj 2023, dhe për plagosjen e gruas së tij Tefta Malaj, u dënua me burgim të përjetshëm.

47- vjeçari, u akuzua për vrasje të dyfishtë me dashje dhe tentativë vrasjeje.

Sipas mediave italiane, shqiptari dyshonte se gruaja e tij kishte një lidhje me fqinjin. Natën që ndodhi ngjarja e rëndë, ai u përball me të në hollin e hyrjes së ndërtesës, duke e vrarë me thikë. Më pas ai shkoi në shtëpi me qëllim vrasjen edhe të gruas së tij.

Vajza e tyre e madhe, Jessica ndërhyri duke u përpjekur të mbronte nënën e saj, por u plagos rëndë duke humbur më pas dhe jetën.

Kur mbërriti policia, burri kishte gjak ende në duar dhe rroba dhe u rrëfeu atyre se çfarë kishte bërë.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rreziku për aksidente, a duhet ndaluar përdorimi i monopatinave?