Itali/ E moshuara vdes nga COVID-19, Djali: Në spital i vodhën vathët me diamant

17 Shkurt 2021, 12:46| Përditesimi: 17 Shkurt 2021, 12:55

  • Share

Nuk kishte asnjë gjurmë bizhuterive të floririt të së ndjerës, e cila humbi jetën nga COVID-19  në një spital, në San Camillo, Itali.  I biri shkoi për të marrë gjërat personale të së ëmës në pavijonin Marchiafava të spitalit San Camillo. Por në qesen plastike që kishte gjërat e saj mungonin vathët prej ari të bardhë, të cilat ajo nuk mund t'i hiqte sepse kishin një mbyllje shumë të fortë dhe vetëm bashkëshorti mund t’i hiqte.

Për Mirko Marsella, ish këshilltar i bashkisë të qytetit, "ajo që ndodhi me ato vathë është një mister". Por fakti është i qartë: në atë çantë që u vendos para tij të hënën, vathët e së ëmës nuk ishin aty. "Unë kam prova që nëna ime hyri në spital me ato vathë - shpjegon Marsella, i cili do të bëjë një ankesë -. Sa herë që më dërgonte foto nga spitali, ajo i kishte ato".

Për të "dikush ia hoqi, kur u ankova më thanë se ajo kurrë nuk kishte pasur vëthe qenë atje, edhe pse fotot tregonin diçka tjetër".

Ish-këshilltari nuk u dorëzua. Ai kontaktoi avokatin e tij, i cili i tha të presë dhe të thërrasë karabinierët. "Unë nuk e firmosa fletën ku duhej të kisha konfirmuar praninë e të gjitha sendeve të nënës sime.  Unë mblodha sendet e tjera, po përgatis një e-mail për t'ia dërguar menaxhmentit shëndetësor dhe nesër në mëngjes do të shkoj të paraqes një ankesë: ato vathë prej ari të bardhë, me një diamant të vogël, ishin një dhuratë nga e cila u nda dhe se ajo do të donte ti kishte me vete edhe në arkivol”. Karabinierët do të sqarojnë se çfarë ka ndodhur me bizhuteritë, por Marsella nuk ka dyshime: "Dikush i ka vjedhur”.

Por ky nuk është rasti i vetëm që ndodh një ngjarje e tillë në San Camillo.

Pak para Krishtlindjeve, vajza e një 68-vjeçari nga Fondi, i cili gjithashtu vdiq në San Camillo për shkak të Covid-19, shkoi në spital duke kërkuar që unazën e tij të martesës ta rikthente dhe ato pak pasuri që babai i saj kishte me të. Por ajo kishte dëgjuar se nuk kishte asnjë gjurmë nga ato objekte, ato ishin zhdukur të gjitha. Ditën tjetër spitali hapi një hetim të brendshëm.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tekniku: 17/02/2021 17:03

    Gjera te tilla ndodhin kudo ne bote, behet edhe filma.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?