Edmond Gjoci

Bota

Itali/ E përplasi makina teksa po shkonte në punë, ndërron jetë shqiptari (EMRI)

28 Maj, 10:50| Përditesimi: 28 Maj, 10:52

  • Share

Itali-Edmond Gjoci është shqiptari, i cili një ditë më parë ndërroi jetë në Itali.

Ngjarja fatale për të 39-vjeçarin u regjistrua në Cortona, në kufi me Castiglione del Lago.

Teksa po priste në anë të rrugës mikun e tij me makinë për të shkuar në punë, shqiptari u përplas nga një mjet i cili drejtohej nga një 19-vjeçar.

39-vjeçari babai i një vajze të vogël jetonte në Umbria, në Tuoro sul Trasimeno dhe punonte si kopshtar.

Shoferi, iu nënshtrua testit të alkoolit dhe drogës, por rezultatet nuk janë bërë ende publike.

Vijojnë hetimet për rrethanat e aksidentit.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ladi: 28/05/2025 11:28

    Ai iku njeri i pafajshem ngushellime familjes

    Përgjigju
  • Tao: 28/05/2025 11:00

    Ngushellime familjes. Humbje te tilla absurde dhembin me shume.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi, si e vlerësoni punën e legjislaturës që po mbyllet?