Bledar Dedja

Itali/ E rëndë, gjendet i vrarë me thikë shqiptari 39-vjeçar

21 Janar, 18:28| Përditesimi: 21 Janar, 18:33

  • Share

Një shqiptar 39-vjeçar është gjetur i pajetë në pyllin e Padernos, një fshat në Pieve del Grappa të Italisë, mëngjesin e sotëm rreth orës 09:30.

39-vjeçari shqiptar i identifikuar si Bledar Dedja u gjet nga një i afërm i tij, pasi një kohe të gjatë mungesë për familjarët.

Trupi i pajetë u gjet jashtë makinës së tij, një “Mercedes B Class”.

Sipas mediave italiane, në trup kishte plagë të thella me thikë ku disa ishin në duar, shenjë e përpjekjes për t'u mbrojtur nga sulmi fatal.

Viktima është parë për herë të fundit në Abacinë e Lashtë të Borso del Grappa, vendi ku ai punonte.

Pas gjetjes të trupit të pajetë, në vendngjarje kanë shkuar prokurorja në detyrë Barbara Sabattini, mjeku Alberto Furlanetto dhe karabinierët e komandës provinciale të Trevisos, të cilët nisën hetimet.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?