Foto ilustruese

Bota

Itali/ E tradhtoi nervozizmi, 20 vjeçari shqiptar kapet duke shpërndarë kokainë me makinë!

17 Gusht, 16:50| Përditesimi: 17 Gusht, 16:52

  • Share

Perugia- Një 20-vjeçar shqiptar është kapur nga karabinierët italiane duke shpërndarë kokainë në Peruxhia dhe besohet se është pjesë e një rrjeti më të gjerë të trafikut të lëndëve narkotike në këtë zonë.

Aksioni u krye në zonën e San Sisto, ku i riu u pa teksa qarkullonte me një automjet. Pasi pa patrullën, ai menjëherë u shfaq i shqetësuar dhe nervoz, duke i shtyrë efektivët që të kryenin një kontroll personal dhe të automjetit.

Pas një kontrolli, oficerët gjetën dhe sekuestruan shtatë pako që përmbanin kokainë, me një peshë totale prej afërsisht 6 gramë.

Ai u izolua në paraburgimin e kazermave të ‘Via Ruggia’, ndërsa Gjykata e Peruxhias vërtetoi arrestimin.

“Operacioni është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme kundër trafikimit të drogës të kryera nga Karabinierët e Perugia-s në zonë, veçanërisht gjatë periudhës së festave zyrtare të gushtit”, informoi media italiane.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimi Trump-Putin do të sjellë paqen në Ukrainë?