Guardia di Finanza dhe Doganat italiane në operacionin e kapjes së kokainës

Itali/ Erdhi nga Ekuadori, 3 shqiptarët kapen me 40 kg kokainë në portin e Livornos! Po e tërhiqnin nga kontejneri, vlera 3 mln euro

31 Tetor, 18:21| Përditesimi: 31 Tetor, 19:17

  • Share

Itali- Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në rajonin e Toskanës, me rreth 40 kilogramë kokainë që kishte ardhur nga Amerika e Jugut.

Të dyshuarit ishin në ndjekje nga agjentët dhe ndërhyrja u bë pikërisht orët e vona të natës së mërkurë, duke gdhirë dita e sotme (31 Tetor), kur edhe po merrnin mallin nga një kontejner që vinte nga Ekuadori, me anije tregtare.

Operacioni u bë në portin e Livornos, nga Guardia di Finanza dhe Agjencia e Doganave.

Lënda narkotike kap vlerën e rreth 3 milionë eurove nëse shitet në tregun ilegal. Dyzet kilogramë drogë ishte e ndarë në 36 blloqe bën të ditur agjencia “Ansa”, duke sqaruar se janë arrestuar tre shqiptarë, të cilët tentuan të merrnin drogën gjatë natës.

Emrat e të dyshuarve nuk u publikuan dhe hetimet vijojnë.

Të tre u befasuan nga financuesit e grupit Livorno dhe nga zyrtarët e departamentit kundër mashtrimit të zyrës doganore.

Prefekti i Livornos, Giancarlo Dionisi, vlerësoi goditjen.

“Një operacion të një niveli kaq të lartë profesional dhe një ndikim kaq të lartë në krimin e organizuar që synon të përdorë Livornon si një portë për drogën në vendin tonë", tha ai.

Media e vendit fqinj shkruan se lënda narkotike do të asgjësohet në një incenerator.

Kokaina e kapur nga organet ligjzbatuese italiane

 

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?