ITALI- Në Itali familjarët e personave që kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 në Itali, po kërkojnë në rrugë ligjore që qeveria ti shpërblejë në shumën prej 10 milionë eurosh.
Kërkesëpadia e tyre e cila do të depozitohet në Gjykatën e Romës, është ngritur kundrejt kryeministrit të vendin Giuseppe Conte, Ministrit të Shëndetësisë Roberto Speranza dhe kryetarin e Lombardisë së veriut Attilio Fontana.
Italia është shteti i 8 në botë i cili ka numrin më të lartë të rasteve pozitive dhe viktimave nga COVID-19 në botë. Numri total i infektimeve në vend ka shkuar 1,977,370, ndërkohë që numri i viktimave është 69,842 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.
Qeveria italiane ka ndërmarr masa të reja anti-COVID për sa i përket mënyrës së festimit gjatë fundvitit. Aktualisht Italia është e gjitha në një zonë të kuqe.