Itali- Karabinierët e kompanisë Modica në Raguza, të mbështetur nga njësitë e qenve të Nicolosit, arrestuan një 22-vjeçar nga Siçilia dhe denoncuan një 23-vjeçar me origjinë shqiptare, me akuzën e shitjes së drogës.
Dy të rinjve, punonjës bujqësie, të kontrolluar personalisht dhe në shtëpi, iu gjet një lëndë narkotike e gatshme për shitje tek të tretët, pasi ajo tashmë ishte e ndarë në doza.
22-vjeçari mbante në shtëpinë e tij 256 gramë hashash, si dhe peshore të ndryshme e pajisje ambalazhimi, ndërsa 23-vjeçari në makinë kishte 12 gramë hashash të ndarë në 7 doza, si dhe një kërpudhë (lëndë halicinogjene), dhe i dyshuar për armëmbajtje pa leje, informon media e vendit fqinj.
I gjithë materiali u sekuestrua, në pritje të testeve cilësore dhe sasiore të lëndës narkotike që do t'i komunikohet autoritetit gjyqësor kompetent, i cili ndërkohë ka vendosur masën e arrestit shtëpiak për 22-vjeçarin nga Siçili, kurse shqiptari u vu nën hetim.
Komente
