Festivali personifikues i Italisë, i cili bën jehonë në mbarë Europën, Sanremo, do të hapë siparin sonte, në edicionin e 74-të.
Eventi muzikor do të transmetohet drejtpërdrejt nga teatri Ariston, nën drejtimin mjeshtëror të Amadeus, i cili do të prezantojë për herë të pestë këtë festival.
Amadeus do të gozhdojë publikun italian dhe jo vetëm, në bashkëpunim me disa figura të njohura të botës së ekranit e spektaklit, të cilët do të bashkë-prezantojnë me të gjatë këtyre netëve si, fituesi i edicionit të kaluar, Marco Mengoni, apo figura e spektaklit italian, Fiorello.
Mësohet se në mbrëmjen e parë do të performojnë 30 këngëtarë, me 30 këngë ekskluzive.
Shfaqjet do të votohen vetëm nga Juria e Sallës së Shtypit, TV dhe Web dhe do të përfshihen në një renditje ku në fund të mbrëmjes do të shpallen dhjetë vendet e para.