Arsenali i armatimeve, i sekuestruar shqiptarit në banese

Bota

Itali/ Festoi Vitin e Ri me të shtëna armësh dhe e postoi videon në rrjetet sociale, arrestohet shqiptari! Google Earth e spiunoi, i zbulohet 'depo' armatimi në banesë

4 Janar, 17:00| Përditesimi: 4 Janar, 17:47

  • Share

Itali- Policia italiane ka arrestuar një të ri shqiptar që kishte qëlluar me armë natën e Vitit të Ri për të festuar dhe më pas e kishte publikuar videon në rrjetet sociale.

Ngjarja ka ndodhur në Aprilia, gjatë momentit të festimeve të ndërrimit të viteve. Policia tha se hetimi ka nisur pikërisht nga rrjetet sociale. Gjithashtu u sekuestruan 9 armë e fishekë, mes tyre 7 pistoleta të markave të ndryshme.

Rasti u zbulua falë monitorimit të burimeve të hapura nga komisariati i Cisternës dhe skuadra hetimore e Latina. Videoja e publikuar në rrjetet sociale, tregonte të dyshuarin duke qëlluar nga tarraca e një pallati. Duke krahasuar pamjet e filmimit me informacionin nga Google Earth, agjentët mundën të identifikonin autorin dhe vendndodhjen e incidentit.

Kjo çoi më tej edhe në zbulimin befasues, pasi shqiptari e kishte kthyer shtëpinë në një depo armatimesh, informon media.

Disa armë, fishekë dhe gëzhoja u sekuestruan, të vendosura nëpër valixhe, të ngjashme me ato që përdorin trafikantët e armëve. Arsenali ishte vendosur brenda një dollapi pa bravë.  

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Studentët dhe të rinjtë kujt duhet t’i japin prioritet: