Një i ri shqiptar ka mbetur i plagosur në Bergamo në Itali, pasi është qëlluar me armë zjarri nga pronari i një shtëpie në të cilën 26-vjeçari shqiptar ishte futur për të grabitur.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës (27 prill) në Longuelo, në një lagje periferike të qytetit. Ish financiari 85-vjeçar, i cili mbante armë nën jastëk, ka qëlluar të riun shqiptar me një plumb në qafë. I riu shqiptar ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ai u arrestua me akuzën e grabitjes së rëndë pasi u trajtua dhe doli nga spitali. Po ashtu policia ka arrestuar edhe bashkëpunëtorin e tij. Të dy ndodhen në burg me akuzën e grabitjes së rëndë dhe rezistencës ndaj një zyrtari publik.
Të dy, të armatosur me kapuç, hynë në shtëpinë dykatëshe të Longuelos nga një derë në pjesën e pasme, të cilën hajdutët e hapën me një levë. Pasi u futën në banesë ata u pikasën nga i moshuari, i cili ishte duke parë televizor.
Dyshohet se ata e kërcënuan të moshuarin që t’i dorëzonte paratë dhe sendet me vlerë. Në ato momente 85-vjeçari rrëmbeu armën dhe qëlloi në drejtim të shqiptarëve, ku njëri prej tyre mbeti i plagosur. Ndërsa gruaja e ish-financierit telefonoi policinë.
pushka top për këta minjë haleshë
PërgjigjuFuti mbren t mos dalin ma demelat na flliqen legenat.po bejm figure tkeqe
PërgjigjuI lumte pushka
PërgjigjuTu kishte qir rrobt te dyve mire do kishte ber. Nga keta plehra shikohemi si njerez te eger dhe sot ne 2024
PërgjigjuPerse nuk i vrave plerat se vetem keshtu pastrohet vendi.
PërgjigjuAkoma keta me vjedhje ne Itali ,,
Përgjigju