ITALI- Giorgia Meloni është bërë kryeministrja e parë grua e Italisë duke formuar një qeveri të koalicionit të krahut të djathtë.
Në mëngjes, Meloni dhe partnerët e saj të koalicionit, Silvio Berlusconi, lideri i “Forza Italia” dhe Matteo Salvini, kreu i partisë kundër emigracionit “Lega Nord”, u takuan me presidentin Sergio Mattarella në pallatin presidencial, i cili pranoi listën e ministrave të kabinetit të ri qeveritar. Qeveria e re do të betohet zyrtarisht nesër në orën 10:00.
Meloni dhe aleatët e saj përballen me një listë të gjatë sfidash, përfshi rritjen e çmimeve të energjisë, luftën në Ukrainë dhe një recesion të mundshëm ekonomik.
Ajo është liderja e partisë së ekstremit të djathtë “Vëllezërit e Italisë”, axhenda e së cilës i ka rrënjët në euroskepticizmin dhe frenimin e emigracionit masiv.
Ministrat e qeverisë së re të Italisë
Ministrat me portofol
- Antonio Tajani, Ministër për Punët e Jashtme dhe Zëvendës President i Këshillit
- Matteo Piantedosi, Ministër për Punët e Brendshme
- Carlo Nordio, Ministër i Drejtësisë
- Guido Crosetto, Ministër i Mbrojtjes
- Giancarlo Giorgetti , Ministër i Ekonomisë
- Adolfo Urso , Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Bizneset, Made in Italy
- Francesco Lollobrigida, Ministër i Bujqësinë dhe Sovranitetin ushqimor
- Paolo Zangrillo, Ministër i Mjedisit dhe Sigurisë së Energjisë
- Matteo Salvini, Ministër i Infrastrukturës dhe Zëvendëskryeministër
- Marina Calderone, Ministër i Punës dhe Politikat Dociale
- Giuseppe Valditara, Ministër i Arsimit dhe Meritës
- Anna Maria Bernini, Ministër i Universiteteve dhe Kërkimeve
- Gennaro Sangiuliano, Ministër i Kulturën
- Orazio Schillaci Ministër i Shëndetësisë
- Daniela Santanchè, Ministre e Turizmit
Ministrat pa portofol
- Luca Ciriani, Ministër i Marrëdhënieve me Parlamentin
- Gilberto Fratin, Ministër i Administratës Publike
- Roberto Calderoli, Ministër i Çështjeve Rajonale
- Sebastiano Musumeci, Ministër i Politikës së Detit dhe për Jugun
- Raffaele Fitto, Ministër i Çështjet Evropiane dhe PNRR-së
- Andrea Abodi, Ministër i Sportit dhe Rinisë
- Eugenia Maria Roccella , Ministre e Familjes, Lindshmërisë dhe Mundësive të Barabarta
- Alessandra Locatelli, Ministre e Aftësisë së e Kufizuar
- Maria Elisabetta Alberti Casellati, Ministre e Reformave Institucionale.