Bota

Itali/ Gjendet i vdekur me plumb në kokë krahu i djathtë i ‘Zotit të drogës’ Elvis Demçe! ‘Chiapa’ ishte mik i shqiptarit, ja çfarë dyshohet (DETAJET)

28 Nëntor, 12:15| Përditesimi: 28 Nëntor, 15:35

  • Share

Romë- Përplasja e klaneve kriminale në kryeqytetin kriminal, të drejtuara nga shqiptarë, duket se kanë kaluar në planet jo vetëm të larjes së hesapeve, por edhe hakmarrjes dhe viktimave të shumta.

Gjendet pa shenja jete në banesë Alessio Lori, i njohur ndryshe edhe me nofkën “Chiappa”, i cilësuar si pjesë e grupit kriminal të shqiptarit Elvis Demce.

Sipas mediave italiane, italiani është gjetur në një banesë që e kishte marrë me qira, ndërsa ka një plumb në kokë dhe sipas dyshimeve të para, mendohet se është vetëvrarë. I riu ishte një emër i njohur për autoritetet italiane, me disa precedentë të mëparshëm penalë.

Lori ishte dënuar në shkallë të parë me 14 vjet burg, ndërsa akuzohej si pjesë e një organizate të trafikut të drogës, zhvatje, dhe zjarrvënie. Koka e grupit ishte Elvis Demçe, i njohur me nofkën “Zoti i Drogës”, aktualisht i arrestuar.

Media italiane raporton se Lori jetonte në arrati dhe kishte premtuar hakmarrje për kreun e ultrasve të Lacios, Fabrizio Pisticelli, me nofkën “Diabolik”, i vrarë në vitin 2019, edhe ky i cilësuar si njeri afër Demçes.

Por nuk e kishte realizuar dot dhe së fundmi raportohet se ai kishte frikë. Lori u gjet me një plumb pistolete të qitur në ballë, teksa qëndronte në një hotl të tipit “Bed and Breakfast” (Shtrat dhe mëngjes), në lagjen afrikane në ‘Via Tripoli’. Sipas hetuesve bëhet fjalë për vetëvrasje. Alessio Lori kishte qenë ‘toger’ i shefit shqiptar Elvis Demçe. Kushërinjtë e tij ishin ‘kriminelët romakë’ Fabrizio dhe Simone Capogna.

Policia tha se edhe arma u gjet pranë trupit të tij, teksa hetimet dhe ekspertimet po vijojnë. Trupi ishte i shtrirë në dysheme. Lori ishte arratisur nga arresti shtëpiak, gushtin e kaluar. Prokurori publik Francesco Cascini hapi një çështje vrasjeje, por për momentin nuk ka asnjë gjurmë dhe provë që çon më shumë se vetëvrasja.

Ai dyshohej se kishte planifikuar të vriste Giuseppe Molisso për t'u hakmarrë për Fabrizio Piscitelli, ‘Diabolik’. Molisso dyshohet si i lidhur me klanin kundërshtar “Senese”, të drejgtuar nga Michele Senese dhe që besohet se qëndron pas urdhrave për vrasjen e “Diabolik”.

Hetuesit besojnë se një nga faktorët që shtyu Lorin në vetëvrasje ka qenë edhe dinamika e investigimit në Romë për klanet kriminale, pasi kushërinjtë e tij të parë, Fabrizio dhe Simone Capogna, u penduan dhe nisën të rrëfenin se si funksiononte krimi i organizuar dhe personat e implikuar në të. 

“Zoti i Drogës”, Elvis Demçe u arrestua në janar të vitit 2022, pasi në përgjime u zbulua se fliste me anëtarë të grupit kriminal për të ekzekutuar efektivë, gjyqtarë dhe prokurorë në Itali që hetonin për të shkatërruar klanin e tij.

Organizata u dënua me 120 vite burgim në total nga Gjykata e Romës, teksa përgjimet dhanë ndihmë të madhe për hetuesit, teksa në dosje përfshihej edhe vrasja e kreut të tifozëve të Lacios, Fabrizio Piscitelli, i njohur si "Diabolik".

A.Q/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?