Kronikë
Top 24

Itali, gjendet trupi i Rosario Tilotta, italiani i zhdukur 14 vjet më parë. Policia në kërkim të një vajze shqiptare (FOTO)

2 Shtator 2019, 15:04| Përditesimi: 2 Shtator 2019, 15:39

  • Share

Të shtunën, 24 gusht 2019, zhytësit kanë gjetur në Liqenin Iseo, mbetjet e  një makine dhe një kufomë të mbyllur brenda saj.

Pas disa orësh, hetuesit konfirmuan se trupi i përkiste 59-vjeçarit nga Bergamo. Numrat e targës, korrespondonin me ato të makinës së Rosario Tilotta.

Por do të jenë kontrollet e mëtejshme mjekësore që do të sqarojnë më mirë nëse kufoma i përket burrit që vdiq 14 vjet më parë apo ndonjë personi tjetër.

Përmes faqes së ‘Corriere della Sera’, vëllai i viktimës përpiqet të japë një arsye për vdekjen e Rosario Tilotta. " Ai shkonte me prostitute. Njërën prej tyre, një shqiptare, ai e solli edhe në shtëpi. Ai ikte dhe vinte në çdo kohë, unë dyshoj se po merrte drogë. Kur ai shiti pjesën e tij të shtëpisë, mori paratë dhe nuk u shfaq më kurrë".

Rindërtimi i ngjarjes

Hetuesit po përpiqen të rindërtojnë më mirë ngjarjen. Sipas Prokurorit të çështjes, një rol të rëndësishëm në vrasjen e pretenduar mund të ketë vajza shqiptare me të cilën burri u martua përpara se të zhdukej.

 

 

/G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A do ndikojë vota diasporës në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve?