Transportimi i trupit të riut ,Nathan Labolani

Bota
Top 24

E rëndë në Itali, gjuetari vret 19-vjeçarin në pyll, e ngatërroi me një derr të egër (FOTO)

30 Shtator 2018, 20:49| Përditesimi: 30 Shtator 2018, 22:22

  • Share

ITALI - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtetin fqinj, në zonën e Liguria, pranë Genova-s. Një 19-vjeçar është vrarë me armë gjahu nga një gjuetar pasi ky i fundit e ngatërroi me një derr të egër. I riu i quajtur Nathan Labolani, banor i provincës Imperia, u qëllua në bark nga gjuetari. Incidenti tragjik ndodhi në momentin kur 19-vjeçari po ecte të dielën në mëngjes me qenin e tij në një zonë pyjore. 

Të shtënat erdhën nga një armë gjahu tip Winchester, saçmat e të cilës rezultuan fatale për të riun. Personi i akuzuar për ngjarjen është një gjuetar 29 vjeç i cili ngatërroi të riun me prenë e vet

Nathan Labolani 

Karabinierët, zjarrfikësit, stafi mjekësor 118 dhe Kryqi i Kaltër erdhën në vendngjarje. Po ashtu edhe një helikopter u thërrit në vendin e ngjarjes por çdo gjë kishte marr fund, i riu vdiq në vend. Vrasja e të riut ka sjell shqetësime në qytezën e vogël në veriperëndim të Italisë për masat që duhen marrë gjatë zhvillimit të gjuetisë.

b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?