Roberto Brancaccios në dy foto, në kuzhinë dhe me kaskën e skuterit

Bota

Itali/ Goditi për vdekje shefin e kuzhinës me makinë, 31-vjeçari shqiptar arrestohet një vit pas aksidentit! Përgjimet e policisë e zbuluan, s’i dha ndihmë viktimës

8 Mars, 16:02| Përditesimi: 8 Mars, 16:21

  • Share

Itali- Më shumë se një vit pas vdekjes së shefit të kuzhinës Roberto Brancaccios, arrestohet i dyshuari për aksidentin fatal dhe ai është një 31-vjeçar shqiptar.

41-vjeçari u godit nga një shofer më 14 dhjetor 2023 në Nomentana, në zonën e Lazio (Romë), teksa tani ka një pikë kthese edhe në hetime.

Autori i dyshuar, një 31-vjeçar shqiptar, u arrestua nga efektivët e policisë vendase me akuzën e shkaktimit të aksidentit me pasojë vdekjen dhe mosdhënies së ndihmës ndaj viktimës.

Shoferi i dyshuar, duke drejtuar një mjet ‘Alfa Romeo’, kishte përplasur shefin e kuzhinës teksa ai po shkonte me skuter për në punë, duke e lënë në agoni në asfalt dhe duke ikur menjëherë më pas, informon "RaiNews".

Hetimet e kryera nga Njësia e SPE-së dhe Grupi III Nomentano, përmes përgjimeve dhe rikonstruksioneve të dinamikës së aksidentit, kanë mundur të gjurmojmë dhe zbulojnë identitetin e personit të dyshuar, i cili u arrestua mëngjesin e sotëm (8 mars), në zonën e Viale Marconit.

Viktima Roberto Brancaccios, duke pozuar nga kuzhina e restorantit

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?