Sekuestrimet nga karabinierët pas aksionit

Bota

Itali/ Grabisnin në seri banesat në Bolonja, arrestohet ‘skifteri’ shqiptar, shoku i arratiset karabinierëve

8 Prill, 16:54| Përditesimi: 8 Prill, 16:57

  • Share

Itali- Një 22-vjeçar shqiptar u arrestua nga karabinierët në Itali, i akuzuar për grabitje banesash në seri. 

Aksioni u krye në zonën e Bolonjës, teksa dyshohet se i riu mund të jetë pjesë e një bande ‘skifterësh’.

Një qytetar pikasi dy nga grabitësit e panjohur në ballkonin e një apartamenti në ‘Via Ghiberti’. 

Të dy po tentonin të hynin në shtëpi pasi kishin thyer xhamin e dritares, por veprimi i tyre u ndërpre nga dëshmitari i cili njoftoi menjëherë autoritetet.

Patrullat u vunë në ndjekje të të dyshuarve, por njëri prej tyre arriti të arratisej, kurse bashkëpunëtori shqiptar 22-vjeçar u prangos.

Gjatë kontrollit, karabinierët gjetën në zotërim të tij materiale për plaçkitje, si; doreza pune, një kapuç dhe objekte të shumta të vjedhura, duke përfshirë; bizhuteri, ora dhe stoli kostumesh, të cilat ai nuk ishte në gjendje t'i shpjegonte, informon media italiane. 

Malli u sekuestrua dhe i riu doli para gjykatës, ku mori urdhër për ndalim qëndrimi në Bolonja, teksa po hetohet aktiviteti kriminal dhe po bëhen kërkime për bashkëpunëtorin.
 

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?