Foto ilustruese

Bota

Itali/ Grabisnin shtëpitë e pensionistëve italianë, arrestohen 3 ‘skifterët’ shqiptarë! Gjurmonin banesat e të moshuarve

5 Dhjetor 2024, 16:25| Përditesimi: 5 Dhjetor 2024, 16:30

  • Share

Itali- bënin kërdinë me grabitje të banesave të të moshuarve në Itali, goditet grupi i ‘skifterëve’ shqiptarë.

Karabinierët e Ligurias njoftuan se arrestuan mbrëmjen e së martës (3 Dhjetor) 3 të rinj shqiptarë, të moshave 27-39 vjeç, me dosje policie të mëparshme, pasi akuzohen për vjedhjen në shtëpinë e një pensionisti nga Casarza Ligure. Kapja e tyre u bë në flagrancë, teksa dyshohen edhe për një seri plaçkitjesh të tjera në zonë.

Karabinierët hasën një mjet me 3 persona në bord që po qarkullontë në rrugë ngadalë. Kjo ngriti dyshimet e efektivëve, pasi ata po vëzhgonin banesat e zonës dhe më pas zbritën duke iu drejtuar njërës prej tyre.

Në momentin e ndërhyrjes së karabinierëve, autorët dolën me shpejtësi nga një pallat i zonës, duke u kthyer drejt mjetit. Por pa mundur të shpëtojnë dot. Brenda mjetit u gjetën një shufër çeliku, mjete të ndryshme për vjedhje, doreza, si dhe mbi 1500 euro dhe argjendari të shumta të ardhura nga një vjedhje e kryer së fundmi ndaj një 89-vjeçareje pensioniste, shkruan media italiane.

E moshuara kishte harruar hapur drotaren e banesës së saj dhe nuk ndodhej brenda në ato momente. Të rinjtë janë izoluar në Burgun e Genova Marassi.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se në primaret e PD do të fitojnë kandidatët më të mirë?