Policia e Bolonjës gjatë një aksioni

Bota

Itali/ Grabitje bankash me armë dhe pjesë e një organizate të madhe droge, arrestohet shqiptari i dënuar me rreth 11 vite burgim!

17 Qershor, 12:42| Përditesimi: 17 Qershor, 12:45

  • Share

Policia e Bolonjës në Itali ka arrestuar pas një operacioni të befasishëm një shqiptar të shumëkërkuar për grabitje të armatosur të bankave, bizneseve dhe sipërmarrësve, si dhe si pjesë e një organizate të madhe të trafikut të drogës.

I kërkuar prej vitit 2023 nga autoritetet e Ferrarës, ai kishte arritur të arratisej nga vendi fqinj dhe të fshihej për dy vjet në Shqipëri. Por pas rikthimit në Itali pak ditë më parë, iu vuna prangat më 13 qershor gjatë aksionit.

Autoritetet njoftuan se ai ishte aktiv në krime të ndryshme që prej vitit 2020, ndërsa ndaj tij kishte edhe një dënim në mungesë me rreth 11 vite burgim që duhet t’i vuajë pas arrestimit.

Shqiptari u kap teksa po qëndronte pranë një lokali tregtar në “Via Marzabotto”, kurse emri i tij nuk u publikua. Ai akuzohet si përgjegjës për grabitje bankash dhe biznesesh duke përdorur armë të ftohta kryesisht (thikë), por edhe zhvatje, së bashku me kriminelë të tjerë italianë, për afërsisht 50 mijë euro, në dëm të një sipërmarrësi të vogël.

“Në vitin 2020, ai u zbulua se ishte veçanërisht aktiv në trafikimin e sasive të mëdha të drogës, një aktivitet që zakonisht kryhej brenda lagjeve në ferrara dhe që çoi në lëshimin e një urdhri arresti me burg, jo vetëm kundër individit të lartpërmendur, por edhe rreth tridhjetë kriminelëve, italianë dhe të huaj”, informon policia italiane. 

Por ai mundi të arratisej nga Italia, ku qëndroi për dy vite i fshehur, deri në arrestimin më 13 qershor. Gjykata e Ferrarës, më datë 23 gusht 2023 kishte vendosur ndaj tij 10 vjet, 6 muaj dhe 20 ditë burgim për krimin e grabitjes, mbajtjes së armëve, tentativës për vjedhje të rëndë.

Gjithashtu ndaj tij kishte edhe urdhër kërkimi prej 30 qershorit 2022, për shkelje të shumta të krimit të trafikimit të drogës. Oficerët e transferuan burrin në burgun lokal Rocco D'Amato, për të vuajtur dënimin e tij.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se rinumërimi i 44% të kutive të votimit do ndryshojë rezultatin?