Një episod i tejet i pazakontë ka ndodhur ditën e djeshme në një fluturim nga Ibiza në Spanjë për në Milano.
Në videot e qarkulluara në media, një grua shihet teksa debaton ashpër me pasagjerët, pas ankesave të tyre për mos mbajtjen e maskës dhe më pas nisi të gjuajë dhe të pështyjë.
Kjo pamje ka shqetësuar jo pak pasagjerët e tjerë, ndërsa linja e aeroplanit do ndërmarrë sanksione të ashpra ndaj gruas.
Në videot e shpërndara ajo përplaset edhe me stjuardesat. Në video gruaja shihet gjithashtu e rrethuar nga stjuardesa dhe pasagjerë që përpiqen ta qetësojnë atë. Ajo, megjithatë, reziston duke shkelmuar.
Ndërkohë që ditën e djshme është bërë publik një situatë e ngjashme mes një pasagjereje dhe një stjuardese e cila ka përfunduar me 2 dhëmbë të thyer.
Stjuardesa u godit me grushte nga një pasagjere gjatë një fluturimi nga Sacramento për në San Diego më 23 maj.
Ngjarja ka ndodhur për shkak të vendosjes së maskës, ndërsa kompania e fluturimit tha se konflikti nisi pasi pasagjerët nuk po ndiqnin udhëzimet standarde të uljes.