Pamje nga flamuri shqiptar në përkujtimin e viktimave të urës së Genovës

Kronikë

Itali/ Homazhe për 43 viktimat e urës Morandi, ngrihet flamuri shqiptar (FOTO)

15 Dhjetor 2018, 09:05| Përditesimi: 15 Dhjetor 2018, 09:41

  • Share

GENOVA- Katër muaj pas shembjen së urës Morandi, ku humbën jetën 43 persona mes tyre edhe dy shqiptarët, familjarët e viktimave kanë zhvilluar homazhe në urë.

Në orën 11.36 pikërisht në momentin kur ndodhi tragjedia, nën tingujt e sirenave të anijeve dhe këmbanave të kishave qytetarët e Genovës kanë zbritur në heshtje dhe kanë shkuar në vendin ku ndodhen rrënojat e urës.

Ne jemi për respekt ndaj viktimave. Ne nuk jemi me ta 14 të çdo muaji, por gjithmonë.

Giusy Moretti, zëdhënësja e komunitetit

Të tjerë mbyllën dyqanet, makinat dhe autobusët ndaluan në rrugë në nder të viktimave.

Gjatë homazheve, u ngrit edhe një flamuri i Shqipërisë, për të kujtuar dy viktimat shqiptare, Edi Bokrina, 28 vjeç dhe Marius Djerri, 22 vjeç.

Për të shikuar pamjet e momentit të rrëzimit të urës Morandi në Genova (SHIKO KËTU)

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?