Momenti i arrestimit të autorit të vrasjes

Itali, hyri të ndante sherrin ku u përfshi shoku i tij, vritet 23-vjeçari shqiptar në Ankona! Algjeriani e goditi me shtizë peshkimi (EMRI+FOTO)

28 Gusht 2023, 07:57| Përditesimi: 29 Gusht 2023, 08:14

  • Share

Një shqiptar 23 vjeç, u vra në Sirolo, një zonë e Ankonas në Itali pasditen e së dielës më 27 gusht 2023.

Klajdi Bitri, i lindur në Itali, me nënshtetësi shqiptare, u qëllua me një shtizë peshkimi nga një i ri nga Algjeria, pasi ndërhyri për të shuar konfliktin ku ishte përfshirë një shoku i tij. Autori algjerian Fatah Melloul, 27-vjeç, u largua pas vrasjes me një automjet tip Opel Astra ngjyrë gri, por u ndalua nga policia katër orë më vonë.

Në momentin e konfliktit, autori ishte duke lëvizur pikërisht me automjetin që përdori për tu arratisur. Para tij me makinë ishte shoku i Klajdi Bitrit, bashkë me gruan dhe dy fëmijët e mitur. Për shkak të vonesës në rreth rrotullim pasi nuk po orientohej me rrugët në këtë zonë të Ankonës, algjeriani i nervozuar i ka rënë disa herë borisë.

Të njëjtën gjë bëri edhe drejtuesi tjetër teksa algjeriani tentonte parakalimin. Të dy dolën nga automjetet dhe u përfshinë në konflikt fizik duke u goditur me shkelma e grushte.

Klajdi Bitri së bashku me dy persona të tjerë ndërhynë për të shuar përplasjen dhe për të shpëtuar mikun e tyre nga sulmi i algjerianit. Ky i fundit, ka marrë shtizën nga bagazhi dhe më pas sulmoi duke goditur në gjoks 23-vjeçarin që mbeti i vdekur.

Vrasësi hipi në makinë dhe u largua por policia u vu në ndjekje të tij dhe katër orë më vonë arriti ta arrestojë në prani të partenes italiane.

Një video amatore e momentit të arrestimit tregon policët që i thonë 27-vjeçarit të ndalojë pasi ka vrarë një djalë, por ai mohon. Më pas efektivat sekuestrojnë edhe shtizën e peshkimit me të cilën ai ka goditur në gjoks shqiptarin.

I dyshuari është dërguar në paraburgim për t`iu nënshtruar hetimeve të prokurorëve.  

Ora 09:35
Itali/ Si u vra Klajdi Bitri! 23 vjeçari u godit me fuzhnje nga algjeriani në mes të ditës, kalimtarët e shokuar panë gjithë skenën

1693289747_4444.jpg

Klajdi Bitri është vrarë në mes të rrugës në Sirolo, në provincën e Ankonës me fuzhnjë, - një mjet peshkimi në trajtën e një sfurku me bisht të gjatë, me shumë dhëmbë e me gremç në majë.

Ngjarja e së dielës, 27 gusht 2023, ndodhi në mes të ditës mes panikut të kalimtarëve.

Të shumtë kanë qenë të pranishëm në skenën tragjike e cila u shkaktua pas një sherri nisur nga mungesa e përparësisë në një rrethrrotullim të qytetit në rajonin Marche

Mes dy shoferëve, algjeriani dhe shokut të viktimës kishte lindur një debat. 23-vjeçari do të mbronte shokun me të cilin ndodhej në makinë. Alegjiriani ka marrë fuzhnjën dhe ka qëlluar duke lënë të vdekur dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas karabinierëve, të cilët po hetojnë vrasjen, shkaku ishte një debat i kotë. Më pas ndodhi goditja vdekjeprurëse. Menjëherë policia ngriti postblloqe për të arrestuar autorin

Vrasësi u ndalua në Falconara ndërsa ende kishte në dorë fuzhnjën. Kishin qenë pikërisht qytetarët të cilët kishin njoftuar policinë për prezencën e tij dhe më pas u krye arrestimi.

Ora 08:44
Vrasja e 23-vjeçarit shqiptar në Ankona, autori kishte ende në duar shtizën me të cilën vrau të riun kur u arrestua nga policia (VIDEO)

 

Një video e publikuar nga mediat italiane, tregon momentin kur autori i dyshuar për vrasjen e 23-vjeçarit shqiptar në Ankona arrestohet nga karabinierët, të cilët e shtrijnë barkas në tokë, teksa i vënë prangat.

Autori i cili ishte arratisur me një makinë të errët, pas vrasjes së 23-vjeçarit shqiptar kishte ende në duar shtizën me të cilën i mori jetën Klajdi Bitrit kur u prangos nga karabinierët.

Ora 08:10
FOTO/ Itali, ky është 23 vjeçari Klajdi Bitri u vra në Ankona pasi hyri të ndante sherrin ku u përfshi shoku i tij

1693202236_vrasjeitali.jpg

Ky është 23 vjeçari shqiptar Klajdi Bitri i cili humbi jetën në Itali pasi hyri për të mbrojtur shokun e tij që ishte përfshi në një sherr me një shtetas algjerian.

Viktima është Klajdi Bitri, një punëtor 23-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Ankona.

Vrasësi i cili ishte arratisur me një makinë të errët është ndaluar nga karabinierët e stacionit Falconara pak para orës 21:00. Bëhet fjalë për një 30-vjeçar algjerian me banim po në provincën e Ankonës.

Ngjarjet ndodhën në via Cilea, pikërisht në qendër të Ankonës.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • drejtesia: 28/08/2023 22:26

    Kafshet afrikan meritojne denim me vdekje ose burgim te perjetshem brenda hekurave te kalben brenda!!

    Përgjigju
    • Albanistan: 29/08/2023 02:11

      Esht me i mire thua, po

  • Ca bohet: 28/08/2023 10:13

    Sa keq qe do e izolojn dhe nuk e len me te tjeret.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?