ITALI- Një 59-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi u godit nga një shufër hekuri në kantierin e ndërtimit ku punonte.
Sipas mediave italiane, Bashkim Toska nga Elbasani ishte duke punuar në momentin e aksidentit dhe mori plagë të rënda në kokë.
Aksidenti ka ndodhur tre ditë më parë, të mërkurën rreth orës 10:00, në Limone Piemonte, por ndërroi jetë pas përkeqësimit të tij.
Shqiptari la pas gruan dhe dy fëmijë, ndërsa autoritetet po vijojnë me procedurat për sjelljen e trupit të tij në Shqipëri.
4 persona kanë humbur jetën në kushtet e këqija të punës në provincën e Cuneo, që nga fillimi i vitit.