Policia kufitare italiane

Itali/ I dënuar me 2,4 vite burgim për vjedhje dhe përplasje me Policinë në Milano, shqiptari arrestohet pasi vuan dënimin në Zvicër

1 Dhjetor, 22:52| Përditesimi: 1 Dhjetor, 22:55

  • Share

Peruxhia- Policia kufitare e Ponte Chiasso në Itali arrestoi një 31-vjeçar shqiptar, ndaj të cilit kishte urdhër kërkimi nga Prokuroria e Peruxhias. 

I akuzuar për një seri të gjatë krimesh, shqiptari ishte arrestuar së fundmi në Zvicër. Pasi kreu rreth njëmbëdhjetë muaj burgim atje, ai u arrestua dje (30 Nëntor) nga policia kufitare e Ponte Chiasso dhe u dërgua në burg në Bassone.

Ndër sulmet për të cilat 31-vjeçari akuzohet, janë një vjedhje shtëpie në vitin 2015 në Terni dhe një përplasje me makinë policie në zonën e Milanos, shkruan media italiane.

31-vjeçari, i cili ndodhej në arrati që prej prillit të 2023-ës, duhet të vuajë një dënim të mbetur prej dy vjet e katër muaj burg.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?