Bota

Itali/ I dënuar me 3 vite e 7 muaj burg për mashtrim dhe trafik droge, i riu shqiptar arrestohet brenda hotelit në Breshia

1 Tetor, 15:17| Përditesimi: 1 Tetor, 15:23

  • Share

Një 33-vjeçar shqiptar i cili prej katër vitesh ishte i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, është arrestuar në një hotel në Breshia, pasi rezulton i dënuar me burg për disa vepra penale.

Mediat italiane informojnë se i riu shqiptar është dënuar me vendim të formës së prerë për krime kundër pronës, mashtrim dhe trafik droge me 3 vite e 7 muaj burg.

Ndërsa pasi u arrestua nga policia ndërsa qëndronte në një hotel, ai u transferua në burgun e Canton Mombello për të vuajtur dënimin.

Janë duke u zhvilluar hetime për të përcaktuar se kush mund ta ketë ndihmuar atë të mbetet i arratisur deri në arrestimin e tij.

Duke pasur parasysh rrezikshmërinë shoqërore të 33-vjeçarit, prirjen e tij për krime dhe precedentët e shumtë penalë, policia italiane ka lëshuar një urdhër dëbimi kundër tij nga territori i Italisë, i cili do të kryhet në fund të dënimit të tij.

A.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si iu duket?