Karabinierët e Aprilias në një aksion

Bota

Itali/ I dënuar me 4,2 vite burgim për zhvatje dhe shpifje, kapet pas katër vitesh kërkimi 43-vjeçari shqiptar

15 Dhjetor 2024, 16:05| Përditesimi: 15 Dhjetor 2024, 16:07

  • Share

Itali- Një shqiptar i shumëkërkuar për krime të zhvatjes dhe shpifjes, i dënuar në mungesë nga drejtësia italiane, është arrestuar dy ditë më parë.

Karabinierët e zonës së Aprilias hasën të dyshuarin 43-vjeçar, teksa gjatë kontrollit të tij pas shoqërimit dhe krahasimit të të dhënave, rezultoi se ishte i kërkuar.

Media italiane informon se shqiptari akuzohej për krime të kryera në vitin 2020.

Madje ndaj tij rezulton se ka edhe një dënim gjykate me 4 vite dhe 2 muaj burgim për akuzta e zhvatjes dhe shpifjes.

Por nuk jepen detaje të tjera rreth identitetit të tij dhe ngjarjes ku ka qenë i përfshirë. 

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Studentët dhe të rinjtë kujt duhet t’i japin prioritet: