Momenti i arrestimit të Dritan Demiraj

Itali, i dënuar përjetë për vrasjen e dy personave, shqiptari ndërron jetë në spitalin e Parmës! Prej 8 vitesh në koma pasi u rrah brutalisht në burg

29 Prill, 13:02| Përditesimi: 29 Prill, 13:43

  • Share

Dritan Demiraj shqiptari që tronditi Italinë me vrasjen e dyfishtë në zonën Komo në vitin 2014, ndërroi jetë të enjten e kaluar, 25 prill, në spitalin e Parmës, ku qëndronte prej shumë kohësh në koma. Demiraj ishte dënuar me burg për jetë për vrasjen e ish të dashurës rumune Lidia Nusdorfi dhe partnerit të saj.

Gjatë vitit 2016, Demiraj u masakrua në korridoret e burgut nga një rumun ish-boksier, me grushta dhe shkelma. Që prej atij momenti, Demiraj nuk mbante mend më asgjë, as të afërmit e tij dhe as vrasjet e kryera dhe truri i tij ishte shndërruar në atë të një fëmije, që ka nevojë për përkujdesje të vazhdueshme. 

Ish- të dashurën rumune, Demiraj e vrau duke e qëlluar me thikë 11 herë në stacionin Mozzate në Komo, ndërsa të dashurin e saj, e joshi me anë të një kurthi në Rimini së bashku me partneren e tij Monica Sanchi e cila mori pjesë në krim.

Shqiptari bashkë me të dashurën masakruan, Silvio Manninën duke e hedhur më pas trupin e tij në kënetën Laggo Azzurro të Santarcangelo. Prandaj dhe rrahja barbare e Demirajt në korrideret e burgut u pa si shenjë hakmarrje prej boksierit rumun.

Më pas, prej kushteve klinike të pakthyeshme, Gjykata e Apelit të Bolonjës, vendosi duke zbatuar edhe reformën e Orlandos nuk ka më vend për të vijuar burgimin, pasi ishte shpallur i paaftë për të kuptuar. Ish e dashura, Monica Sanchi që bashkëpunoi në krim u dënua me 30 vite.

Edhe ajo u përball me një fat cinik, pasi në vitin 2019 ndërroi jetë për shkak të një tumori, që e mbylli në shtrat në gjendje paralize.  

"Unë nuk jam një përbindësh, mos më gjykoni shumë ashpër", ishte përgjëruar ajo para se të vdiste. Duke u zotuar se nëse do të kthehej, do ta ndalonte Dritanin të therte dy persona. "Mallkimi im ishte të kaloja rrugën e tij. Ta kisha dashur atë," tha ajo. 

Ndërkohë Sadik Dine, daja i Dritanit, vuan dënimin si bashkëpunëtor, me burgim të përjetshëm në burgun e Ferrarës, i cili u bë përfundimtar në Gjykatën e Lartë pasi Gjykata e Apelit rrëzoi dënimin pesëvjeçar të shkallës së parë për fshehjen e kufomës.

Me profesion peshkatar, Dine ka mohuar të ketë ndihmuar nipin në vrasjet e tij, por sipas dëshmisë së Sanchit, ai kishte ndihmuar në zhdukjen e trupit të Manninas në kënetë.

Me 28 vjet është dënuar një tjetër bashkëpunëtor i Demirajt në këto ngjarje kriminale dhe bëhet fjalë për një ish-mikun e tij, i cili ka qenë i mitur në kohën e ngjarjeve, edhe ai deklaroi se ishte i pafajshëm.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?