Stadiumi i famshëm ‘San Siro’ do prishet: Nuk ka interes kulturor, ka ndryshuar shumë nga projekti fillestar

21 Maj 2020, 16:38| Përditesimi: 21 Maj 2020, 16:43

  • Share

San Siro mund të prishet. "Nuk paraqet interes kulturor dhe për këtë arsye nuk duhet të mbrohet nga Ligji i Trashëgiminë Kulturore".

Kjo u deklarua nga Komisioni Rajonal për trashëgiminë kulturore i Lombardisë, në Itali.

Pas kësaj i hapet rrugë projekteve të paraqitura nga Inter dhe Milani për ndërtimin e një stadiumi të ri në zonën e ‘Meazza’.

Sipas Komisionit Rajonal për trashëgiminë kulturore të Lombardisë, ai nuk mund të mbrohet nga ligji i trashëgimisë kulturore pasi te ky objekt arkitekturor, i ndërtuar në vitin 1925-'26 ka pësuar ndryshime të thella pas zgjerimit dhe adaptimit në vitet 1937-'39  dhe më pas në vitet 1953-'55, përveç atyre të viteve 1989-'90, si dhe nga punimet e pas vitit 2000.

Me pak fjalë, sipas komisionit shtetëror, “arkitektura fillestare i është nënshtruar një transformimi të vazhdueshëm bazuar në nevojat që lidhen me publikutn dhe sigurinë dhe rregullimet e ndryshme rregullatore specifike për tq qenë një destinacion futbolli dhe argëtimi publik”.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tralals zura nje gale: 22/05/2020 10:05

    Jo vetem Edin Erjonin Sander Lleshajn Ardi Veliun qe ti shtine drithmat atyre qe do te guxojne prishjen e San Siros.

    Përgjigju
  • Asi: 21/05/2020 19:39

    Un nuk jam dakort te prishet te dalim e ta mbrojm sansiron i bej thirrje PD eLSI e vv te ngrihemi te gjith bashk edhe me aktoret e partive e ta mbrojm stadiumin. ha ha ha esht ne Milano jo ne Tiran e ktu ta tregojn qelin jo si ne shqiperi qe te mbajn dy or e je perjasht

    Përgjigju
    • Milano: 22/05/2020 09:40

      Ça thu o Lombardo?! Në Milano e në gjithe Italinë ka pallate te zaptuara me forcë nga Centri Sociali. Pse nuk dërgojnë DIGOS e ROS për t’i tërhequr zvarrë? Në Milano e në gjithë Italinë ka me mijëra, po e përseris, me mijra raste kur tjetri kthehet nga pushimet e gjen shtëpinë të zaptuar nga familje rom dhe nuk i nxjerrin dot. Nuk përdoret dhuna mbi popullin tënd o milanese. Italiani nuk të fut në burg për këto gjëra. Por ju ripjellsa me këto që shkruani çoni ujë në mullirin e narkodiktaturës. Mbase këtë behar të ndalon policia ne Shqipëri e të këndon : “hajde moj sy lariskë”

  • O tej: 21/05/2020 18:03

    Merni Edin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?