Foto ilustruese

Kronikë

Itali/ I gjendet 70 gram kokainë dhe 3 mijë euro, arrestohet 34-vjeçari shqiptar

7 Dhjetor 2018, 20:34| Përditesimi: 7 Dhjetor 2018, 20:42

  • Share

Një 34-vjeçar shqiptar është arrestuar në Alba të Italisë, për posedim të lëndës narkotike dhe parave të përftuara nga shitja e saj.

Identiteti i  tij nuk është bërë i ditur, por mediat italiane shkruajnë se shqiptari 34-vjeçar e shiste lëndën narkotike kokainë në disa garazhe të Viale Masera-s. Po të njëjtat media shkruajnë se këto pika janë konstatuar nga policia italiane për shkak se kishte lëvizje të vazhdueshme rreth tyre.

Shqiptari u arrestua vetëm pasi u arrestuan dy persona që dolën nga këto garazhe nën posedim të lëndës narkotike. Fillimisht raportohet se ai u përpoq të fshihej, por tentativa e tij ka rezultuar e kotë.

34-vjeçarit iu gjet gjatë kontrollit 70 gram kokainë të pastër, një peshore elektronike dhe 3 mijë euro që karabinierët i kanë cilësuar si të ardhura droge.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?