Thika që iu sekuestrua të miturit shqiptar

Itali/ I mituri shqiptar kërcënon me thikë për grabitje kalimtarët, policia e arreston dhe ndalon! Kishte dhe precedentë

28 Shtator, 09:49| Përditesimi: 28 Shtator, 09:59

  • Share

BOLOGNA- Një i mitur shqiptar u arrestua nga policia italiane, nën akuzën e grabitjes në Bologna.

Ka qenë telefonata e një qytetari që alarmoi karabinierët se në zonën e Tiarinit, një person kërcënonte me thikë kalimtarët në stacionin e autobusit.

I dyshuari më tej kishte hipur në një prej mjeteve të transportit dhe karabinierët e ndaluan në “Viale Pietramellara”.

Pasi ndaluan autobusin, ata ushtruan kontroll fizik dhe i gjetën të riut një çelës të madh të zi prej çeliku brenda pantallonave, të bllokuar nga llastiku i të brendshmeve.

Më pas djaloshi rezultoi se nuk ishte ende 18 vjeç, i pritur në një komunitet për të mitur dhe i dënuar më parë për veprën penale të mbajtjes së armëve ose sendeve të tjera prerëse apo të forta.

Gjithashtu i mituri akuzohet edhe për sulm fizik dhe kundërshtim të zyrtarit publik dhe për këtë shkak ndaj tij u mor masa e ndalimit dhe izolimit në një institucion për të miturit.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?