Rimini- Oficerët e karabinierëve nga Njësia Operacionale të Riminit arrestuan dje një 26-vjeçar shqiptar, të papunë dhe që banonte përkohësisht në një hotel në Riviera, për posedim të lëndëve narkotike me qëllim shitjen.
I riu u vu re duke drejtuar biçikletën në drejtim të gabuar përgjatë ‘Viale Londra’ nga karabinierët, të cilët fillimisht e ndaluan dhe më pas e kontrolluan.
Ata i gjetën në posedim 64 doza kokaine, me peshë afërsisht 40 gramë, në një çantë shpine, së bashku me 515 euro në para të gatshme, që besohet të jenë të ardhurat nga trafikimi i drogës, informon media italiane.
Droga dhe paratë e gatshme u sekuestruan, ndërsa 26-vjeçari, duke ndjekur formalitetet, u la në arrest shtëpiak në pritje të gjyqit të shkurtuar, siç u urdhërua nga Autoriteti Gjyqësor.
Komente
