Sekuestrimi i drogës dhe parave nga policia italiane

Bota

Itali/ I riu shqiptar kapet duke shpërndarë kokainë, arrestohet nga policia! Në pranga edhe bashkëpunëtori

28 Shtator, 15:26| Përditesimi: 28 Shtator, 15:31

  • Share

Dy të rinj shqiptarë të moshës 20 dhe 26-vjeçare, janë arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohen se janë të përfshirë në aktivitetit kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike.

Mediat italiane shkruajnë se pas lëvizjeve të dyshimta të një 26-vjeçari shqiptar, i cili po ngiste biçikletën e tij në qytetin e Folignos, karabinierët e ndoqën dhe e ndaluan.

Pak para se të ndalohej, i riu u përpoq të hidhte 13 doza kokainë, për një total prej afërsisht 13 gramësh, të cilat u gjetën dhe u sekuestruan më vonë.

Më pas, oficerët zhvilluan një kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, ku kapën bashkëpunëtorin 20-vjeçar, i cili u kap duke u përpjekur të fshihte një qese të madhe që përmbante disa pako të tjera me kokainë, me një peshë totale prej 1.6 kg, dhe 400 g hashash.

Policia gjithashtu sekuestroi 6,095 euro në kartëmonedha me prerje të ndryshme, që besohet të jenë të ardhurat e aktivitetit të paligjshëm, si dhe disa pajisje elektronike, duke përfshirë telefona celularë dhe një tablet.

Dy të rinjtë shqiptarë, me Prokurorinë Publike të Spoletos, u dërguan në burg.

A.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?