Bota

Itali/ I shpallur prej vitesh në kërkim, karabinierët arrestojnë marinarin shqiptar të dënuar me 4 vite burg

14 Janar 2024, 18:13| Përditesimi: 14 Janar 2024, 18:16

  • Share

Një shqiptar 59-vjeçar i cili punonte si marinar në Itali është arrestuar 2 ditë më parë nga karabinierët italianë, pas disa vitesh në kërkim nga drejtësia italiane.

Sipas hetimeve të ushtarakëve, marinari shqiptar ka qenë përgjegjës për një sërë shkeljesh të kryera në vitin 2014, përfshirë akuzën për trafik droge.

Asokohe 59-vjeçari iu shmang vendimit të gjykatës, e cila i caktoi masën me burg duke u arratisur.

Autoritetet italiane arritën të kapnin shqiptarin në Pozzallo, pas disa vitesh në kërkim, duke e dërguar në burgun e Raguzës, ku do të vuajë dënimin prej 3 vjet, 11 muaj e 17 ditë burg.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?